.
Published On: Tue, Dec 23rd, 2014

Gentiana Muhaxhiri kryetare e KL “Gjon Nikollë Kazazi”

Share This
Tags

muhaxhiri-gjon-nikolle-kazaziKryesia e Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në mbledhjen e saj, për kryetare të re të këtij asociacioni letrar në Gjakovë, unanimisht ka zgjedhur krijuesen Gentiana Muhaxhiri. Kjo ka ardhë si rrjedhojë e tërheqjes për shkaqe shëndetësore të  kryetarit të deritashëm Muharrem Kurti nga kjo pozitë, i cili u falënderua për punën e bërë, veçanërisht në organizimin e Mitingut tradicional të Poezisë,  të cilit ju ka kthyer statusi i një manifestimi ndërkombëtar.

Në këtë mbledhje vjetore, fillimisht është prezantuar raporti i punës gjatë këtij viti dhe synimet për vitin 2015. Si u theksua me këtë rast, njëri ndër qëllimet parësore gjatë vitit të ardhshëm është ngritja e cilësisë së organizimit të Mitingut të poezisë, pastaj nxitja e anëtarëve të rijë të këtij klubi për botimin dhe promovimin e librave të reja si dhe nxjerrja e revistës “Shtigjet”, e cila  është organ i  këtij klubi, por që ka pushuar së botuari prej vitit 1995.

Ndryshe, zgjedhjen e Gentiana Muhaxhirit për  kryetare të  Klubit Letrar  “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, i cili në vitin 2016 do të  shënoi 60 vjetorin e themelimit, e ka përshëndetur edhe Drejtori i Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini e Sport, Meriton Ferizi duke e vlerësuar si një zgjedhje të qëlluar./radiogjakova/