.
Published On: Sat, Dec 20th, 2014

Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë “Trox”

Share This
Tags

mimoza-suediKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, në kuadër të angazhimeve konkrete për hapjen e vendeve të reja të punës, në qytetin Goteborg të Suedisë, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës me kompaninë e njohur “Trox”, e cila merret  me prodhimin e mbulesave të automjeteve.

Kjo do të mundësojë që në Gjakovë të fillojë prodhimi i mbulesave për makinat Wolsfagen, Audi dhe Volvo. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, do të hapet edhe konkursi për punësimin e rreth 100 punëtorëve. Para nënshkrimit të kësaj kontrate fillimisht kryetarja Mimoza Kusari Lila ka vizituar fabrikën e automobilave Volvo, ku nga afër ka parë linjën e prodhimit dhe mbulesat të cilat përmes kompanisë “Trox” nga Goteborgu, tash do të prodhohen në Gjakovë.

Kjo u mundësua përmes partneritetit me kompaninë kosovare “Mabetex” dhe kompanisë “Intertex” në Gjakovë. Gjithashtu, kryetarja Mimoza Kusari Lila, në qytetin e Goteborgut ka takuar edhe zëvendëskryetaren, Elisabet Rothenberg, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shërbimeve publike, kulturës dhe shkëmbimit akademik.

Njëkohësisht, kompania “Mabetex” ka nënshkruar kontratë edhe me kompaninë amerikane nga Wisconsin, “Blue Stone Safety”, e cila gjithashtu në industrinë e tekstilit do të prodhojë uniforma të punës dhe jelekë anti-plumb për eksport./radiogjakova/