.
Published On: Thu, Dec 18th, 2014

Të premten përfundon gjysmëvjetori i parë në shkollat e Gjakovës

Share This
Tags

shkolla-gjimnaziNesër (të premten) në 41 shkolla fillore dhe 6 shkolla të mesme të komunës së Gjakovës, përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2014/2015. Në Drejtorinë komunale për Arsim konstatojnë se gjatë një viti kalendarik, është bërë shumë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënjës, duke e përmirësuar vijueshmërinë e nxënësve, disiplinën dhe punën e stafit mësimdhënës.

Në këtë drejtim Diana Qarkagjia, drejtoresh ka veçuar rritjen e numrit të shkollave të cilat kanë filluar aplikimin e kurikulave të reja, nga një sa ka qe në vitin e kaluar në katër gjatë këtij viti. Pos kësaj, sipas drejtoreshës Qarkaxhija, pas përpjekjeve të vazhdueshme më në fund është arritur që të sigurohet transporti falas i nxënësve në relacionin shkollë –shtëpi, duke e rritur dukshëm numri e linjave dhe numrin e nxënësve të përfshirë në këtë projekt.

Kur është fjala tek sfidat me të cilat është përballur  arsimi në komunën e Gjakovës, drejtoresha Qarkagjija, ka veçuar problemet në renovimin e Shkollës Fillore “Yll Morina” dhe të Shkollës Fillore në fshatin Sheremet, ndërkohë që, sipas saj,  shqetësuese është paraqitur situata me vijueshmërinë e nxënësve, pas valës së migrimit të popullatës në drejtim të shteteve të ndryshme të Evropës.

Ndryshe, sipas kompetentëve të drejtorisë komunale për arsim, gjatë gjysmëvjetorit të dytë do të ngriten përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës nëpër shkollat e komunës së Gjakovës, me theks të posaçëm tek aplikimi i pajisjeve dhe teknologjive të reja në procesin e mësimit./radiogjakova/