QAP realizon synimet për 2014-n
Qendra për Aftësime Profesionale në Gjakovë, e cila mundëson riaftësimin dhe certifikimin e qytetarëve adekuat kërkesave për profesioneve të kërkuara në treg, me sukses po e përfundon vitin 2014. Sipas menaxherit të kësaj qendre, Shaban Laha, falë angazhimit të stafit, është arritur të përmbushën synimet e parapara për këtë vit.
Riaftësimi për profesione të kërkuara në tregun e punës, në Qendrën për Aftësime Profesionale bëhet pa pagesë dhe ky proces nuk është i lidhur me kohën por me arritjet e objektivave të parapara. Sipas menaxherit Laha, kjo qendër gjatë vitit të ardhshëm pritet të zgjeroi gamën e shërbimeve adekuat kërkesave të parashtruara.
Ndryshe, prioritet për t’u riaftësuar për profesione të ndryshme në këtë qendër kanë personat me aftësi të kufizuar, shfrytëzuesit e asistencës sociale, pastaj të rinjtë, prindërit vet-ushqyes si dhe pjesëtarët e komuniteteve./radiogjakova/