.
Published On: Mon, Dec 15th, 2014

“The good life over there” më i miri në “Shqip Film Fest”

Share This
Tags

shqip-film-festKa përfunduar festivali  i filmit të metrazhit të shkurtër “Shqip Film Fest”, i cili ka zgjuar një interesim të madh të adhuruesve të filmit jo vetëm nga komuna e Gjakovës. Në edicionin e pestë të këtij eventi kulturor, për tre netë me radhë janë shfaqur 16 filma kryesisht të autorëve shqiptar, ndërkohë që juria profesionale ka ndarë 6 çmime për realizimet më të mira filmike.

Sipas vlerësimit të jurisë, filmi më i mirë i festivalit të sivjetëm “Shqip Film Fest” u shpallë realizimi filmik norvegjez me titull “The good life over there” i autorit Izer Aliu, ndërkohë që bartësi i rolit kryesor në këtë film Ridvan Mustafa, nga Shkupi, u shpall aktori më i mirë.

Çmimin për aktoren  më të mirë e rrëmbeu, gjermanja Rebeka Rudol për rolin e saj në filmin “Vhul Mit” ndërkohë që shpërblimin për skenarin më të mirë e fitoi Aldi Karaj nga Shqipëria për filmin “I jashtëligjshmi”. Në anën tjetër sipas vlerësimit të jurisë, regjisorja e filmit gjerman, “Vhul Mit”, Kristine Nrecaj fitoi çmimin për regjinë më të mirë.

Ndryshe, pos çmimeve të  ndara nga juria e festivalit të filmit të shkurtër, “Shqip Film Fest” në Gjakovë, u ndanë edhe shumë shpërblime e mirënjohje të tjera./radiogjakova/