.
Published On: Thu, Dec 4th, 2014

Skofiarët shënojnë 30-vjetorin me një koncert artistik

Share This
Tags

skofiaretKompleksi vokalo-instrumental “Skofiarët” nga Gjakova, që ka lënë gjurmë në muzikën e lehtë shqipe, këtë vit shënon 30 vjetorin e themelimit. Ky përvjetor i titulluar “30 vjet skofiarë” me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport të Gjakovës, do të shënohet me 17 dhjetor në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” me një koncert festiv, ku do të prezantohen edhe shumë mysafirë, pastaj me një album të ri dhe botimin e monografisë së grupit.

Kompleksi vokalo-instrumental “Skofiarët” u themelua ne vitin 1983 në Gjakovë, dhe është ndër grupet e rralla në trojet shqiptare që me një formacion të veçantë orkestral për nga përbërja e instrumenteve, me një entuziazëm, dashamirësi dhe fanatizëm të jashtëzakonshëm, kultivojë, ruajti dhe shpërndau këngën e lehtë shqipe dhe atë qytetare, që nga viti 1984, kur u prezantuan për herë të parë publikisht.

“Skofiarët” gjithnjë u prezantuan me nivel të lartë të interpretimit, harmonisë orkestrale, të ekzekutimit të këngëve dhe melodive, me një përkushtim të paparë nga një formacion i vogël orkestral prej gjithsejtë 5 apo  6 instrumenteve, të gjitha me tela dhe dridhje si dhe një fis-harmonike në mesin e tyre./radiogjakova/