.
Published On: Thu, Nov 27th, 2014

Ska analiza shëndetësore, shkak problemet teknike

Share This
Tags

pacienti-spitalPas ankesave të shumta që kanë ardhur nga qytetarët, Radio Gjakova ka raportuar se tash e disa ditë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ereniku” nuk është duke u mundësuar kryerja e analizave të gjakut për pacientët nevojtarë. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga zyrtarët komunal, gjegjësisht nga zyra për Informim e komunës së Gjakovës.

Sipas zëdhënëses së kësaj komune Abetare Domi, kjo situatë ka ndodhur për shkak se njëra prej aparaturave në laboratorin e analizave në Qendrën e Mjekësisë Kryesore Familjare në Gjakovë, ka pasur probleme teknike.

Megjithatë, ajo ka bërë të ditur se me qëllim që teknika laboratorike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë, të jetë në gjendje të mirë teknike dhe në shërbim të qytetarëve Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me stafin menaxhues të QKMF- së ka ofertuar menjëherë operatorët e nevojshëm, dhe gjatë tërë ditës së enjte por edhe të premte do të punojnë në servisimin e teknikës laboratorike, dhe ne ditët ne vazhdim qytetarët do të kenë shërbime të nevojshme në të gjitha aparaturat teknikisht te rregulluara, thonë në Kuvendin e komunës./radiogjakova/