.
Published On: Tue, Nov 25th, 2014

Kryqi i Kuq i shqetësuar për uljen e numrit të personave që ndihmojnë

Share This
Tags

ndihma-kryqi-kuqMuaji i Solidaritetit, aktivitet i filluar nga Kryqi i Kuq i Gjakovë me 1 tetor e i cili ishte paraparë të përfundonte me 1 nëntor, ka vazhduar edhe gjatë këtij muaji.

Këtë e ka konfirmuar sekretarja e Kryqit të Kuq Dushe Lama, e cila ka bërë të ditur se zgjatja e këtij aktiviteti edhe për një tjetër muaj është bërë për faktin se gjatë muajit tetor nuk ka pasur shumë donacione e nga ana tjetër nevoja për grumbullimin e tyre është shumë e madhe.

Lama ka apeluar tek qytetarët e Gjakovës që të japin donacione brenda mundësive të tyre, e mbi të gjitha të anëtarësohen në Kryqin e Kuq, sepse me pagesën e anëtarësimit mundësojnë sigurimin e ndihmave për nevojtarët. Ajo ka apeluar veçanërisht tek pronarët e marketeve të mëdha që të japin ndihma në ndryshme në ushqim, artikuj higjiene e veshmbathje, sepse në komunën e Gjakovës çdo ditë e më tepër po zvogëlohet lista e dhuruesve, teksa po rritet lista e nevojtarëve.

Ndryshe, Kryqi i kuq komunal ka mbetur mbase institucioni i vetëm i cili po përkujdeset për shtresat e varfra të qytetarëve, numri i të cilëve po rriten çdo ditë e më tepër.