.
Published On: Tue, Nov 25th, 2014

Marshohet kundër dhunës në familje

Share This
Tags

marshi-kunder-dhunesMekanizimi Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Gjakovës ka filluar fushatën 16 ditëshe kundër dhunës në familje. Në këtë kuadër, gjatë ditës së marte është marshuar në qendër të qytetit të Gjakovës, për t’u  solidarizuar me viktimat e dhunës në familje, si dhe për të përkrahur sensibilizimin e kësaj dukurie mjaftë prezente në Kosovë.

Ndërkohë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vizituar Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, ku ka takuar nga afër disa nga viktimat e dhunës në familje. Si jemi informuar nga Sakibe Doli-Dobruna, drejtoresh e Institucionit të Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, për parandalimin e kësaj dukurie në rritje në Kosovë, duhet inkorporomi në këtë fushatë i të gjithë faktorëve relevant, e në veçanti i meshkujve.

Sipas drejtoreshës së  Institucionit të Shtëpisë së Sigurt në Gjakovë, Doli Dobruna,  aktivitetet të shumta  në kuadër të kësaj fushate do të organizohen edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Ndryshe, të dhënat flasin për rritje të dukurisë së dhunës ndaj grave në Kosovë, ndërkohë që Shtëpia e Sigurt në Gjakovë, gjatë këtij viti ka strehuar 100 viktima të dhunës, numër ky më i madhi që nga themelimi i këtij institucioni në vitin 1999. Sipas ekspertëve të kësaj lëmie, kjo është edhe rezultat i ndërgjegjësimit të viktimave për të raportuar rastet e dhunës./radiogjakova/