Kryetarët e bashkësive lokale zemërohen me Komunën
Kryesuesit e Bashkësive lokale të komunës së Gjakovës po shprehin pakënaqësi me trajtimin që po u bëhet nga organet komunale tash e sa kohë. Në një takim të përbashkët që ata e kanë pasur mes tyre, janë ankuar për neglizhencën e qeverisjes komunale dhe Kuvendin Komunal për ta miratuar “Rregulloren e Këshillave Lokal”, e cila definon qartë përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre si përfaqësues të qytetarëve në këshillat lokal.
Gjithashtu ankesat kryesore të tyre ishin mos vullneti i qeverisjes lokale për t`ju siguruar hapësirat e nevojshme për punë, mëditjet dhe shpenzimet tjera që ndërlidhen me pagesat e derivateve dhe telefonisë, mos informimi i tyre për takimet e Kryetares në ato bashkësi lokale, injorimi që ju bëhet për mos pjesëmarrje në komisionet e ndryshme të komiteteve konsultative, komisionit për bujqësi, dhe komisioneve të tjera që zotërojnë hapësira për pjesëmarrje të qytetarëve, e të tjera./radiogjakova/