.
Published On: Fri, Oct 31st, 2014

Kusari-Lila: Rrënimet e shtëpive s’kanë prapavijë politike

Share This
Tags

mimoza-koloneli-turkTë enjten, në Gjakovë ka qëndruar për vizitë koloneli i KFOR-it Turk dhe njëkohësisht Komandanti Rajonal për Jugun Omer Faruk Demircioglu. Gjatë takimit me kryetaren Mimoza Kusari-Lila, e para e komunës e ka  informuar kolonelin e ri për zhvillimet gjatë këtij viti qeverisës në Komunën e Gjakovës. 

Lidhur me këtë, kryetarja ka potencuar  se ky vit ka qenë një vit i vështirë për komunën mirëpo ka pas edhe shumë zhvillime pozitive në tërheqjen e fondeve nga donatorët e huaj dhe ne uljen e borxhit të vitit të kaluar. “Shumë projekte tashmë kanë filluar ose pritet të fillojnë nga iniciativa të ndryshme që janë marrë në kuadër të komunës, ka thënë me këtë rast Kusari-Lila. Gjatë takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në komunën e Gjakovës, lidhur me rrënimin e objekteve në rrugën “Mbretëresha Teuta”. 

Me këtë rast, kryetarja ka qartësuar se  procedurat e ndërmarra  kanë  qenë sipas ligjit ku paraprakisht janë informuar palët e përfshira dhe vendimi është marrë pas konfirmimit se objektet paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve, trafikun dhe objektet fqinje. “Rrënimi nuk ka qenë aspak vendim për të ngjallur reagime të ndryshme politike ose etnike dhe pikërisht për këtë gjë është shtyrë edhe data e rrënimit që ishte planifikuar për më herët”, ka thënë Kusari-Lila.

Në anën tjetër, koloneli Demircioglu, përgëzoj kryetaren për punën në Komunën e Gjakovës, gjithashtu edhe për ndarjen regjionale të Drejtorisë së policisë së Kosovës në Gjakovë me fillim prej janarit të vitit 2015. /radiogjakova/