.
Published On: Thu, Oct 30th, 2014

Minoritarët do bëhen me shtëpi të reja në pranverë

Share This
Tags

shtepi-djegura-raeKatër familjet komunitare, shtëpitë e të cilave ishin djegur më shumë se një vit më parë, do të kenë shtëpitë e reja në pranverë të vitit 2015. Këtë premtim familjarëve ua ka dhënë kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe i ka vizituar ata në barakat ku po jetojnë.

Kusari–Lila ka thënë se ndërtimin e shtëpive do ta bëj Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM-i, e cila tashmë e ka dhënë konfirmimin për këtë donacion. E deri në ndërtimin e shtëpive të reja, Kusari –Lila ka thënë se komuna është e gatshme t’u ndihmojë këtyre familjeve që ta kalojnë dimrin në mënyrë sa më të lehtë.

Ajo ka përmendur dy mundësi për ta realizuar këtë ndihmë. E para është që dy familjet e mbetura të kalojnë me qira në ndonjë vendbanim të përkohshëm dhe qiranë ta paguajë komuna, apo në rastin tjetër, familjet të qëndrojnë në kontejnerët ekzistues dhe komuna të sigurojë lëndë djegëse që këto familje të ngrohen gjatë dimrit.  Ndërkohë, dy kryefamiljarët duket se kanë vendosur për opsionin e dytë, konkretisht për qëndrimin në barakat e tyre deri në ndërtimin e shtëpive./radiogjakova/