.
Published On: Thu, Oct 30th, 2014

EULEX-i sqaron rastin e zhvarrosjes me një komunikatë

Share This
Tags

EULEX_kosovo_Pas zhvarrosjes së 14 trupave të martirëve në kodër të Çabratit, EULEX-i ka dalë me një komunikatë për media, në të cilën ka njoftuar për këtë aksion. Në këtë komunikatë, mes tjerash thuhet se personeli i EULEX-it i cili punon për Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës zbatoi një urdhër të gjykatës në varrezat e Çabratit në Gjakovë dhe kreu zhvarrosjen e 14 varreve me qëllim të korrigjimit të mbetjeve mortore që ishin gjetur në Serbi në vitin 2001, e të cilat ishin bashkuar gabimisht.

Sipas EULEX-it, rastet e varrosura në varrezat e Çabratit dhe rastet e tjera të lidhura me to të varrosura në Klinë dhe në Malishevë, kryesisht viktima të ngjarjeve në Gjakovë dhe në Kralan, janë të lidhura me më shumë se 50 raste të tjera të individëve të cilët ende janë të regjistruar si persona të zhdukur.

Në komunikatë njoftohet se mbetjet e zhvarrosura janë dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për identifikim të mëtejmë dhe analizë të ADN-së. Pas përfundimit të plotë të procesit, Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës do t’ua dorëzojë familjeve mbetjet e identifikuara drejtë dhe të ribashkuara, përfshirë ato të cilat janë identifikuar para disa viteve por të cilat nuk u janë dorëzuar familjeve ende./radiogjakova/