.
Published On: Mon, Oct 27th, 2014

Rrënohen objektet në rrugën “Mbretëresha Teutë”

Share This
Tags

rrenimi-shtepiDuke u bazuar në ankesat e shumta të qytetarëve për rrezikun që i kanoset nga objektet e vjetra që gjenden në rrugën Mbretëresha Teuta, e që një kohë të gjatë kanë shërbyer si strehë për përdoruesit e drogës, Komuna e Gjakovës ditë më parë kishte themeluar një komision për vlerësimin e rrezikshmërisë.

Pasi që Komisioni ka vërtetuar se gjendja e këtyre objekteve paraqet rrezik permanent, kanë vazhduar procedurat tjera të cilat bazuar në rregulloren komunale 4/2002, Neni 82, parasheh që ndërtesat që paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve duhet të rrënohen.

Për të gjitha këto objekte së pari janë njoftuar vetë pronarët përmes njoftimit publik, por pasi që nuk janë paraqitur pronarët e parcelave, atëherë Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Punë Inspektuese ka marrë vendim që pa humbur kohë objektet të rrënohen. Aksioni për rrënimin e tyre ka filluar në pasditën e sotme dhe do vazhdojë deri në pastrimin e tërësishëm.