.
Published On: Thu, Oct 23rd, 2014

Inaugurohet hapësira rekreativo-sportive në “Qyl”

Share This
Tags

ambiente-rekreative-qylNë Lagjen “Qyl” në Gjakovë, është bërë inaugurimi solemn i hapësirës rekreative sportive, e cila do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj pjese të qytetit. Si jemi njoftuar nga Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të kryetares së komunës, Mimoza Kusari-Lila, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 1 mijë metra katrore, në përbërje të së cilës gjendët parku, pastaj terrenet sportive, këndi i lojërave për fëmijë, e të tjera.

Bazuar në faktin se bëhet fjalë për një hapësirë në brendi të qytetit, realizimi i këtij projekti veçohet i rëndësisë së veçantë, meqë krijon fillimisht hapësira të gjelbëruara si dhe mundësi të rekreacionit për të rritur dhe fëmijë. Ndryshe për ndërtimin e kësaj qendre,Bashkimi Evropian ka investuar 20 mijë euro, ndërkohë që implementues i këtij projekti ka qenë organizata IOM./radiogjakova/