.
Published On: Sat, Oct 18th, 2014

Po largohen në drejtim të Evropës

Share This
Tags

njerez-udhetim-largimNjë dukuri shqetësuese e që ka marrë përmasa të mëdha ditëve të fundit është braktisja e vendit nga qytetarët, e në veçanti nga qytetarët e përkatësive minoritare, si Rom Ashkali dhe Egjiptas. Një dukuri e tillë është prezente sidomos në komunën e Gjakovës, ku numri i qytetarëve komunitarë është mjaft i madh.

Shumë prej këtyre banorëve thonë se ikja në shtetet e Evropës u ka mbetur zgjidhja e vetme dhe e fundit, pasi këtu në vendlindje nuk ka asnjë perspektivë për ta. Ata shtojnë se kjo pjesë e shoqërisë kryesisht jeton në varfëri të skajshme dhe mungesa e vendeve të punës po e rëndon edhe më shumë këtë varfëri, duke e bërë kështu të padurueshme jetën në vendin tonë.

Sipas tyre, tashmë janë zgjeruar lidhjet për ta braktisur vendin. Ata kryesisht po e përdorin rrugën përmes Serbisë nga e cila po kalojnë në Hungari, shtet ky anëtarë i Bashkimit Evropian, nga ku pastaj të lirë po kanë mundësi të qarkullojnë nëpër tërë Evropën.

Aktualisht nuk dihet ndonjë numër i saktë i qytetarëve komunitarë që e kanë braktisur Gjakovën, por sipas disa prej atyre që ende kanë mbetur këtu, numri i të larguarve është shumë i madh, madje lehtësisht mund të flitet edhe për qindra të larguar./radiogjakova/