Konkursi për drejtor të spitalit “Isa Grezda” pranë anulimit
Ka kaluar një vit që kur ka nisur procesi i zgjedhjes së drejtorëve të Qendrave Spitalore në Kosovë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ta përfundoi këtë proces.
Konkursi i fundit për drejtorë është mbajtur më 10 shtator të këtij viti dhe në bazë të publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, për postin e drejtorit të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” kanë konkurruar gjithsejtë 6 kandidatë, ndërkohë që rezultatin më të mirë e ka arritur dr. Gëzim Lipoveci me 709 pikë në test, në vendin e dytë ishte dr. Albert Lila, e kështu me radhë.
Ka pasuar testi me gojë i cili nuk ka ndryshuar asgjë në radhitje me çka është menduar se i tërë ky proces ka përfunduar. Mirëpo si duket do të vazhdon zvarritja e zgjedhjes se drejtorëve të spitaleve në Kosovë, meqë ka informacione se do të anulohet konkursi i përfunduar me një motivacion të çuditshëm se testi nuk është mbajtur në ditën e caktuar por me një ditë vonesë.
Me një vendim të tillë padyshim se pësojnë më së shumti pacientët ata të cilët kërkojnë një trajtim adekuat mjekësorë, në kohën ku mbi një vjet spitalet udhëhiqen nga ushtrues të detyrës së drejtorëve./radiogjakova/