.
Published On: Mon, Sep 22nd, 2014

Homazhe për artisten Besa Imami (FOTO)

Share This
Tags

homazhe-1Në hollin e Teatrit Kombëtar të Tiranës janë mbajtur homazhe në nderim të artistes Besa Imami që ndërroi jetë pasditen e së dielës.

Miq të familjes, aktorë dhe figura të larta politike kanë marrë pjesë në homazhe, ndër të tjera edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, dhe njëherit i Tiranës, Lulzim Basha.

“Ndarja nga jeta e artistes të madhe të skenës dhe kinemasë shqiptare Besa Imami është një humbje për të gjithë artdashësit të cilët kanë shijuar ndër dekada klasin dhe finesën, me të cilën kjo aktore, kjo artiste e madhe e shkollës klasike interpretoi rolet epike, historike dhe lirike të cilat mbeten të pavdekshme, njësoj si kujtimi i saj dhe vepra e saj”, ka thënë i pari i Tiranës, Lulzim Basha./radiogjakova/

homazhe-5

homazhe-4

homazhe-3

homazhe-2