.
Published On: Thu, Sep 18th, 2014

Dy javë pas fillimit të vitit shkollorë, vazhdojnë intervistimet për mësimdhënës

Share This
Tags

shkolla-gjimnaziEdhe pse kanë kaluar mbi dy javë nga fillimi i vitit shkollor 2014/2015, shumë shkolla të komunës sonë, ende nuk e kanë stafin e kompletuar të mësimdhënësve, gjë e cila padyshim se shkakton probleme në mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Deri tek kjo situatë ka ardhur nga fakti se në Drejtorinë komunale për Arsim në Gjakovë, vazhdon procesi i intervistimit të kandidatëve për mësimdhënës. Kështu për shkak të dyshimeve se ka pas parregullsi gjatë intervistimit me shkrim, do të përsëritet testi për mësimdhënës të lëndës Teknologji Informative në shkollën fillore “Selman Riza”, ndërkohë që gjatë ditës së enjte do të zhvillohen edhe intervista për mësimdhënës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari”, pastaj për Shkollën e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha, e të tjera.

Lidhur me situatën e krijuar, në drejtorinë e Arsimit kanë thënë se kjo është pasojë e lajmërimit me vonesë nga ana e drejtorëve të shkollave për mungesën e kuadrit të kërkuar sipas ligjit, ndërkohë që shkak për moskompletimin e kuadrit përkatës është edhe lëvizja e madhe e nxënësve nga shkolla në shkollë. Në një situatë të tillë, pësojnë nxënësit, të cilët më së paku janë fajtorë për këtë./radiogjakova/