.
Published On: Thu, Sep 18th, 2014

Gjakova përfiton nga projekti i “Demos”

Share This
Tags

mimoza-shpendi-Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, së bashku me gjashtëmbëdhjetë përfaqësues të komunave tjera të Kosovës, ka nënshkruar memorandumin për projektin Demos, e cila ka të bëjë me zhvillimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Ky projekt  mbështetet nga qeveria e Zvicrës në bashkëpunim me shoqatën zvicerane “Helvetas”. Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Kristina M. Lang, e cila me aktin e këtij nënshkrimi të mbështetur nga shteti që e përfaqëson, ka theksuar se Zvicra është e interesuar të investojë në Kosovë.

Objektivat e këtij projekti janë që administratat komunale, kryetarët dhe asambletë komunale të ofrojnë shërbime të përshtatura me nevojat e qytetarëve të tyre dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë transparencës dhe konsultimeve me qytetarët e tyre, në mënyrë që qytetarët të dinë se çfarë po bën administrate publike dhe të interesohen për atë.

Njiherit, të hyrat vetanake janë rritur ndjeshëm dhe financimi komunal të jetë transparent dhe më i parashikueshëm. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është se Demos e mbështet Kosovën në procesin e tranzicionit drejt një shteti demokratik dhe të decentralizuar, në të cilën komunat ushtrojnë qeverisje shoqërore gjithëpërfshirëse dhe ofrojnë shërbime efektive që i përgjigjen prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve.