.
Published On: Thu, Sep 18th, 2014

Dështon projekti i Planetariumit dhe Observatorit

Share This
Tags

jahja-fbNjë projekt i nisur vite më parë për ndërtimin e Planetariumit dhe Observatorit në kodrën e Çabratit, duket se ka dështuar përfundimisht. Kështu të paktën ka deklaruar përmes rrjetit social “Facebook”, ideatori dhe donator i këtij projekti, profesori Jahja Koka, i cili ka njoftuar se përfundimisht ka hequr dorë nga realizimi i kësaj ideje.

Ai ka thënë se Planetariumi dhe Observatori nuk mund të ndërtohet në një lokacion ku pretendohet se ka varreza të vjetra, e ku është i varrosur edhe veprimtari Gjon Nikollë Kazazi. Ai ka shtuar se përpos objektit bazë, tashmë të ndërtuar, aty ishte paraparë edhe ndërtimi i objekteve tjera për hulumtime sizmike dhe nano-teknologjike, atyre për mbrojtje nga rrezatimi, e të tjera, por në mungesë të hapësirës ky projekt duhet të ndërpritet në tërësi.

Në shkrimin e tij njoftues, profesori Koka ka shfaqur pakënaqësi edhe me klasën politike në vend. Ai ka kritikuar ish – qeverisjen lokale për mos njoftimin se në atë lokacion ka pasur varreza të vjetra, ndërsa e ka kritikuar edhe qeverisjen e tanishme për mos angazhim konkret për zgjidhjen e këtij problemi dhe dërgimin e tij në këtë pikë, kur edhe përfundimisht merr fund si ide dhe si nismë.

Ai ka shkruar se ka tentuar ta takojë disa herë të parën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi sipas tij, ajo nuk ka pasur kohë./radiogjakova/