.
Published On: Wed, Sep 17th, 2014

QKMF-ja furnizohet me 2 mijë vaksina kundër gripit

Share This
Tags

qkmf-gjakoveRënia e temperaturave dhe fillimi i stinëve të ftohta determinon marrjen e masave përkatëse në mbrojtje të shëndetit për persona të moshuar si dhe ata me sëmundje kronike. Në këtë drejtim në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, ka filluar dhënia e vaksinave kundër sëmundjes së gripit.

Si  jemi njoftuar nga dr. Fehmije Jaka, specialiste e mjekësisë familjare, shefe e Qendrës së Vaksinimit në QKMF, sasia e vaksinave të arritura është 2 mijë copë, ndërkohë që ato janë shpërndarë në qendrat e mjekësisë familjare në komunën tonë.

Sipas, doktoreshës Jaka, nga 100 vaksina janë ndarë në secilën nga 8 qendrat e  mjekësisë familjare, 60 vaksina u janë dedikuar pacientëve në repartin e dializës, ndërkohë që pjesa tjetër gjendët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në anën tjetër, ajo ka veçuar edhe rëndësinë e marrjes së këtyre vaksinave për një pjesë të personave të cilët rrezikohen më shumë nga atakimi nga sëmundja e gripit. Ndryshe, QKMF-ja mundëson edhe aplikimin e vaksinave tek personat e pa lëvizshëm, për çka familjarët fillimisht duhet të sjellin raportin mjekësor./radiogjakova/