.
Published On: Tue, Sep 16th, 2014

Fillojnë punimet për rregullimin e Çarshisë

Share This
Tags

carshia-gjakoveKanë vazhduar punimet për rregullimin e rrugës në Çarshinë e vjetër, konkretisht në pjesën e mbetur nga Teqja e Bektashive deri tek rrethrrotullimi në lagjen Mulla Jusuf.

Ky projekt i nisur vite më parë nga ish-qeverisja lokale ishte ndërprerë në gjysmë, në mungesë të mjeteve financiare, por tashmë është vazhduar nga qeverisja e re, e cila në këtë është ndihmuar edhe nga donatorë të ndryshëm.

Projekti do të kushtojë rreth 42 mijë euro, 33 mijë prej të cilave janë mjete nga buxheti komunal, 5 mijë janë dhënë nga fonacioni “Behgjet Pacolli” dhe 3 mijë e 800 euro janë dhënë nga organizata suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufinj”.

Me këtë projekt, pritet të përfundohet në tersi shtrimi i dyshemesë së Çarshisë së vjetër të Gjakovës, ndërsa ndryshe nga segmenti i përfunduar tashmë, në segmentin në të cilin po punohet është planifikuar që pjesa më e madhe të jetë e shtruar me kubëzat e vjetra, ndërsa vetëm pjesët anësore të jenë të shtruara me gurë të formatuar.

Përfundimi i punimeve në këtë projekt, pritet ta ringjallë edhe pjesën tjetër të Çarshisë, e cila në mungesë të rrugës kishte mbetur e izoluar tash e sa vjet./radiogjakova/