.
Published On: Wed, Sep 10th, 2014

Kusari-Lila takohet me Ahmet Hasin

Share This
Tags

mimoza-hasiPas zyrtarizimit të formimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë nga muaji janar i vitit 2015, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila është takuar me nënkolonel Ahmet Hasi, përgjegjës për implementimin e projektit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, dhe kapiten Avdi Berisha në Stacionin Policor në Gjakovë.

Nga eprorët e lartë policor janë shprehur falënderime për përkushtimin dhe angazhimin permanent të kryetares Mimoza Kusari Lila, si dhe të ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për shndërrimin e Stacionit Policor në Gjakovë në Drejtori Rajonale të Policisë, dhe njiherit duke shprehur besimin për bashkërendim dhe bashkëpunim, ka kërkuar mbështetjen  në vazhdimësi të kryetares në procesin e implementimit të këtij projekti, që është vlerësuar si një lajm i mirë për policinë si dhe për vet qytetarët e komunës së Gjakovës.

Po ashtu ndaj kryetares Mimoza Kusari Lila janë shprehur edhe falënderimet për bashkëpunim në nivel shumë të mirë të institucionit të Komunës me atë Policor.
Kusari-Lila është shprehur se që nga marrja e mandatit e deri më tani bashkëpunimi dhe komunikimi i ndërsjellë është pa asnjë vërejtje dhe si e tillë është shumë për t’u vlerësuar, dhe se një bashkëpunim i tillë tani do të vazhdojë edhe me një projekt tjetër të pritur me dekada, siç është Drejtoria Rajonale e Policisë.

Për formimin e kësaj drejtorie, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se kanë qenë të gjitha predispozitat për krijimin e saj, pasi Gjakova pos që është një qendër si qytet, ka edhe karakteristika tjera, si zona kufitare etj.

Prandaj, ka shtuar më tej kryetarja Mimoza Kusari Lila, duke qenë se mbi të gjitha është interes publik ku dhe Gjakovës po i kthehet edhe një copë identiteti, nga ana e Komunës do të jetë mbështetja maksimale në çdo aspekt, sidomos në përshpejtimin e procedurave që i kërkohet apo i takojnë Komunës. Ky ka qenë takimi i parë si nismë edhe e një projekti të ri institucional për Gjakovën.