.
Published On: Wed, Sep 3rd, 2014

Intensifikohen punimet në pallatin e kulturës

Share This
Tags

pallati-Ditëve të fundit janë intensifikuar punimet në renovimin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Sipas drejtorit komunal për Kulturë, Rini dhe Sport Meriton Ferizi, angazhimi është maksimal për kryerjen e një pjese të punimeve, për faktin se prej datës 6 shtator në sallën solemne pritet të jepen disa nga shfaqjet e edicionit të tretë të “Komedia-Fest-it”.

Ferizi ka bërë të ditur se kompania që po i kryen punimet ka premtuar që deri në fillimin e Komedia-Fest-it do të mundohet që së paku të përfundojë punët brenda sallës universale ku pritet të prezantohen 8 shfaqje teatrale dhe gjithashtu të përfundohen edhe hyrje – daljet nga salla.

Drejtori Ferizi ka premtuar se pas përfundimit të këtyre punimeve, të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali do të ndjehen komod në ambientet e renovuara të Pallatit të Kulturës. Ndryshe, renovimi i këtij objekti  ka nisur para më shumë se një muaji, ndërsa po bëhet me investimin e komunës së Gjakovës./radiogjakova/