.
Published On: Mon, Sep 1st, 2014

Përfundon edicioni i parë i “Festivalit të Sofrës”

Share This
Tags

sofra-gjakoveËshtë përmbyllur edicioni i parë i Festivalit të Sofrës, i cili për tri natë me radhë u zhvillua në Gjakovë. Kanë qenë këngëtarët Halil Mala, Ardian Këpuska dhe Emil Tafarshiku ata që kanë kënduar pjesë nga muzika popullore e qytetare, ndërsa kulmi i mbrëmjes ka qenë pjesa e muzikës argëtuese, konkretisht pjesa e muzikës rock, e cila ka mbledhur emrat më të njohur të këtij zhanri.

Para adhuruesve kanë përformuar këngëtarët gjakovarë Albi Xhepa e Valon Shehu, ndërsa mysafir special ka qenë grupi Jericho. Ashtu si edhe në dy netët e para, edhe në natën finale, pjekja e rakisë ka qenë prezente gjatë tërë mbrëmjes, aktivitet ky i cili ka mundur të përcillet nga afër nga të interesuarit.

Ndryshe, sipas organizatorëve, edicioni  i parë ka befasuar për të mirë në veçanti për pjesëmarrjen masive të qytetarëve. Sipas tyre, kjo ka qenë një nxitje që të punohet edhe më shumë që edicioni i dytë të bëhet akoma më madhështor dhe më gjithëpërfshirës./radiogjakova/