.
Published On: Sat, Aug 30th, 2014

Shqipëria nis misionin për Evropianin 2016

Share This
Tags

de-biasiLorik Cana, Amir Abrashi, Burim Kukeli dhe Shkëlzen Gashi do të jenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e parë për kualifikimet e EURO 2016, që kuzeqnjtë do ta luajnë ndaj Portugalisë.

Kukeli nuk ka qenë në dispozicion të De Biasit për një vit kalendarik për shkak të lëndimit dhe vetëm një muaj më parë luajti ndeshjen e parë, ndërsa italiani ka vendosur ta ftojë.

Në konferencën për shtyp në ambientet e FSHF-së, trajneri i Shqipërisë, De Biasi ka thënë se objektivi është kualifikimi si dhe ka kërkuar nga lojtarët që të mbajnë lart flamurin kuqezi.

“Gjatë këtyre kualifikuesve grupi i lojtarëve do të jetë më i vogël, 26 – 27 dhe ata që do të veshin këtë fanellë duhet të japin maksimumin dhe të luajnë me ekipet e tyre. Duke filluar nga tani e tutje ai që do të jetë pjesë e këtij grupi këtu, duhet të jetë totalisht i përfshirë në kauzën tonë. Duke lënë menjëanë pëlqimet dhe interesat personale, Shqipëria është fanella jonë, është flamuri ynë dhe duhet ta mbajmë sa më lart. Unë mendoj që duhet të jemi në dispozicion që të japim shërbimin tonë shokëve dhe kauzës tonë”, tha trajneri De Biasi.

Për shkak të afërsisë gjeografike, stafi drejtues i kombëtares shqiptare ka vendosur që përgatitjet për ndeshjen me Portugalinë të nisin në 1 shtator në qytetin e La Korunjës në Spanjë./radiogjakova/

Lojtarët e grumbulluar për ndeshjen me Portugalinë që luhet më 7 shtator:

1. Etrit Berisha
2. Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4. Lorik Cana
5. Debatik Curri
6. Elseid Hysaj
7. Emir Lenjani
8. Andi Lila
9. Mergim Mavraj
10. Amir Abrashi
11. Ervin Bulku
12. Ergys Kace
13. Burim Kukeli
14. Taulant Xhaka
15. Emiljano Vila
16. Bekim Balaj
17. Sokol Cikalleshi
18. Shkelzen Gashi
19. Jahmir Hyka
20. Edmond Kapllani
21. Odise Roshi
22. Hamdi Salihi
23. Armando Vajushi
24. Herolind Shala