Basha debuton me Shqipërinë, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bullgarisë
Sulmuesi gjakovar që aktivizohet me Hajduk Splitin, Arlind Basha ka debutuar me kombëtaren U-19 të Shqipërisë. Kuqezinjtë kanë luajtur miqësoren e parë kundër Bullgarisë të cilën e kanë fituar me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Shqipërisë Altin Lala ka vendosur që ta aktivizojë nga minuta e parë gjakovarin duke i dhënë edhe numrin 10. Me formacionin 4-4-2 të Shqipërisë, Basha ka luajtur në sulm bashkë me Manajn, cili arriti të shënojë edhe golin e fitores.
Të rinjtë e Shqipërisë do të luajnë pas dy ditësh edhe një tjetër miqësore kundër Bullgarisë, por kësaj radhe në qytetin e Korçës. Pas ndeshjes, ish-mesfushori i kombëtares, tani trajner i U-19-ës, Altin Lala është shprehur i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij./radiogjakova/