.
Published On: Wed, Aug 27th, 2014

Basha refuzon Kroacinë, grumbullohet nga Shqipëria

Share This
Tags

basha-arlindNjë tjetër talent pritet t’i shtohet plejadës së artë të Kombëtares U-19. Bëhet fjalë për Arlind Bashën, 19-vjeçarin që luan aktualisht për skuadrën e dytë të Hajduk Splitit në Kroaci. Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një ftesë zyrtare klubit për ta lënë Bashën të lirë për dy ndeshjet miqësore të U-19 ndaj Bullgarisë, më 29 dhe 31 gusht.

Basha konsiderohet si një sulmues tipik dhe me të ardhme, duke qenë se vetë drejtuesit kroatë kanë refuzuar disa oferta për të. Arlind Basha ka lindur në Gjenevë të Zvicrës nga prindër kosovarë, por në moshën 6-vjeçare familja e tij u rikthy e në Kosovë. Aty ai nisi karrierën futbollistike, pikërisht tek akademia e KF Vëllaznimi. Në prill të 2012-s, kur ishte vetëm 16 vjeç, ai bëri debutimin me skuadrën e parë të KF Vëllaznimi, duke shënuar edhe një gol.

Ai u bë lojtari më i ri i që shënonte në Superligën e Kosovës. Në maj të 2012-s Basha kaloi te Hajduk Spliti,
drejtuesit e të cilit i ofruan menjëherë një kontratë. Duhet thënë se, ndonëse ka lindur në Zvicër, Arlind Basha nuk disponon nënshtetësi të këtij vendi, ndaj ai nuk mund të luajë për kombëtaren helvete. Kësisoj,nisur edhe nga dëshira që ka shprehur vetë lojtari para pak kohësh, FSHF-ja do ta ketë shumë herë më të lehtë për ta marrë këtë lojtar./panorama/