.
Published On: Wed, Aug 27th, 2014

Aksion për të liruar hapësirat publike

Share This
Tags

gjakova-Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke filluar nga data 28.08.2014 ( e enjte), do të ndërmarrin aksion për lirimin e hapësirave publike prej shitësve ambulantë.

Ky aksion ndërmerret me qëllim që këmbësorëve t’u sigurohet ecje më e lirë, sidomos në trotuare që zihen nga shitësit e produkteve verore. Ky aksion sidomos është më rëndësi edhe për krijimin e sigurisë së fëmijëve në trafik, të cilët nga java e ardhshme do të fillojnë procesin mësimor për vitin shkollor 2014/2015.

Aksioni do të zgjasë deri në largimin e tërësishëm të shitësve ambulantë dhe lirimin e plotë të hapësirave publike./radiogjakova/