.
Published On: Wed, Aug 27th, 2014

Radhë të gjata edhe nëpër… banka

Share This
Tags

bankat-Nga dita në ditë në komunën e Gjakovës po zvogëlohet numri i filialeve të bankave të ndryshme komerciale. Në anën tjetër nga dita në ditë po shtohet dukshëm numri i qytetarëve të cilët presin në radhë të gjata për të kryer ndonjë obligim të domosdoshëm financiar.

E gjithë kjo nga shkaku se, pos që janë mbyllur shumica e filialeve komunale, përkatësisht fakti se numri më i madh i bankave veprimtarinë e tyre e zhvillojnë  vetëm në  një objekt, është zvogëluar edhe numri i punonjësve nëpër banka dhe e gjithë kjo e ka vështirësuar tej mase ofrimin e shërbimeve cilësore dhe efikase.

Në ndërkohë, tash qytetarët duhet të ndajnë një kohë të gjatë, edhe për më të voglin shërbim në bankë. Një gjendje e rëndë paraqitet në fund të çdo muaji, atëherë kur vije koha e marrjes së pensioneve të qytetarëve tanë.

Shërbimet jo adekuate e ndërlidhur kjo me gjendjen e rëndë të shtresës më të rrezikuar të popullatës në Kosovë, ka bërë që ditë me radhë të gjithë ne të jemi dëshmitarë të tollovive të mëdha para hyrjes në banka, që i ngjason krizave të mëdha ekonomike, ndërkohë që peshon rendë mbi dinjitetin e secilit qytetarë. Nisur nga e gjithë kjo, është koha e fundit që bankat të ndërrojnë qasjen e tyre, karshi shërbimeve ndaj qytetarëve, nga të cilët kanë përfitime të majme./radiogjakova/