Pingpong, Vëllaznimi fillon përgatitjet
Klubi i pingpongut Vëllaznimi, i ka filluar përgatitjet për pjesen e dytë të kampionatit të ligës së parë të Kosovës në ping-pong.
Krahas ekipes së seniorëve, këto ditë po punohet edhe në formimin e grupit për kategorinë e kadetëve dhe të mini-kadetëve nga mosha 7 deri në 14 vjet.
Të interesuarit mund të paraqiten çdo ditë nga ora 19 deri në orën 21 në palestrën e sporteve “Shani Nushi”./radiogjakova/