.
Published On: Thu, Aug 21st, 2014

Jeton Nixha merr “timonin” e KB Vëllaznimit

Share This
Tags

jeton-nixhaEdhe zyrtarisht Jeton Nixha është emëruar trajner i KB Vëllaznimit. Punëtori shumë vjeçar i këtij sporti është zgjedhur në këtë post teksa ka mposhtur konkurrencën edhe të trajnerëve ndërkombëtarë, siç janë ish – basketbollistët e Vëllaznimit, boshnjaku Jakub Genjac dhe kroati Zoran Helbi.

Zyrtarët e klubit gjakovarë kanë bërë të ditur se me trajnerin e ri, klubi dhe basketbollistët do të përfitojnë shumë, pasi Nixha është njëri ndër emrat e njohur dhe kontributdhënësit e mëdhenj të këtij sporti. Ndërkohë, krahas trajnerit, klubi po tenton edhe përforcimin me lojtarë cilësor, me të cilët do të synohet të arrihet qëllimi i klubit, e që është pjesëmarrja në fazën finale të garave, konkretisht në Play-Off.

Sipas zyrtarëve të klubit aktualisht janë duke u zhvilluar negociata me disa basketbollistë vendorë e ndërkombëtar, por ndoshta emri më i afërt për t’u veshur kuqezi është ish-basketbollisti i Cibonës, Dino Hoxhic. Anëtarët e bordit drejtues të klubit kanë thënë se gjithashtu po bëjnë përpjekje për sigurimin e mjeteve financiare për dërgimin e lojtarëve në përgatitje jashtë vendit.

Ndryshe, me iniciativën e anëtarëve të bordit të klubit, ka filluar edhe fushata për sigurimin e mjeteve financiare, fushatë e cila fillimisht ka nisur me shitjen e qeseve të plastikes me emblemën e klubit, mjetet nga shitja e të cilave do të përdoren për klubin./radiogjakova/