.
Published On: Thu, Aug 7th, 2014

MKRS-ja do ndërtojë terrenet e tenisit

Share This
Tags

tenis-topiMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, në politikat e saja programore të infrastrukturës sportive, për vitin fiskal 2014 ka përfshirë edhe ndërtimin e terreneve të tenisit në disa qendra regjionale në vendin tonë.

Në këtë drejtim, udhëheqja e kësaj ministrie, ka vendosur që njëra ndër qendrat regjionale, përfituese të këtij investimi kapital të jetë edhe komuna e Gjakovës. Lidhur me këtë Kuvendi i Komunës duhet të siguroi hapësirën e nevojshme për ndërtimin e terreneve sportive, duke e mbështetur këtë edhe me dokumentet përcjellëse, si fletëposedimin, certifikatën mbi pronësinë, e të tjera, të domosdoshme për inicimin dhe implementimin e këtij investimi.

Si bëhet e ditur, sipërfaqja e nevojshme për ndërtimin e terreneve të tenisit në Gjakovë, është 5.4 hektar.