.
Published On: Mon, Jul 28th, 2014

Në festën e Fiter bajramit, urohet për solidaritet, tolerance dhe dashuri

Share This
Tags
bajrami
 
Me rastin e Fiter Bajramit, kësaj feste të madhe për besimtarët musliman, në redaksinë e Radio Gjakovës, kanë ardhur disa urime nga përfaqësues të subjekteve politike dhe të institucioneve tjera publike e fetare. Në mesin e urimeve është edhe ai i degës së partisë Demokratike e cila uron që kjo festë të shërbejë në thellimin e respektit dhe dashurisë për familjet dhe rrethin ngushtë të secilit banor të komunës së Gjakovës.
 
Urim për besimtarët musliman kanë dërguar edhe nga dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, në të cilin urohet për më shumë dashuri, tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritet në mes nesh. Urime për festën e madhe të fiter bajramit kanë dërguar edhe subjektet tjera politike, përfshirë këty Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Kosovë të Re, Levizja Vetevendosje, partinë e Drejtësisë, Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës e të tjera.
 
Një urim tjetër me rastin e festës së fiter bajramit ka dërguar edhe Teqja e madhe Autoqefale, me në krye postmbajtësin e kësaj teqe sheh Musa Shehu. Në urimin e vet, ky institucion fetar kujton me nderim të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë tonë kombëtare e qytetare. “Zoti i madhërishëm qoftë me shqiptarët kudo që janë”, thuhet mes tjerash në urimin e Teqes së madhe Autoqefale dhe postmbajtësit të saj sheh Musa Shehu.