.
Published On: Sat, Jul 26th, 2014

Një muaj paraburgim për të dyshuarin pjesmarrës në masakren e Mejes

Share This
Tags
 meja_
Një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjakovës i ka miratuar kërkesat e prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj, për të arrestuarin e para dy ditësh në pikëkalimin kufitar të Kullës. I pandehuri është një banor i fshatit Ramoc, i cili dyshohet të ketë qenë pjesmarrës direkt në masakren e Mejes në Gjakovë.
Zyrtarisht ai dyshohet dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile duke ju ndihmuar kryerësve të një sulmi të organizuar mirë kundër popullatës civile shqiptare në Meje në prill 1999, gjatë të cilit civilët ishin nënshtruar qëllimisht vrasjes, torturës, trajtimit ç’njerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, masave të frikësimit dhe të terrorit, ndëshkimit kolektiv, konfiskimit të pasurisë, grabitjes dhe vjedhjes së pasurisë në shkallë të madhe që nuk arsyetohet nga nevoja ushtarake. Rastin është duke e hetuar një prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës.