.
Published On: Fri, Jul 25th, 2014

Nuk kënaqë, aplikimi i formave bashkëkohore të mësim-dhënies dhe mësim-nxënjës

Share This
Tags
 shkolla-gjimnazi
Përmirësimi i infrastrukturës së objekteve shkollore në komunën e Gjakovës, që ka qenë evidente gjatë viteve të fundit, nuk është përcjell edhe me përmirësimin e infrastrukturës didaktike. Si jemi informuar nga Zef Osmani, udhëheqës i sektorit të inspekcionit të arsimit në rajonin e Gjakovës, shumica e madhe e shkollave në komunën e Gjakovës, gjatë vitit të sapo përfunduar shkollor 2013/2014,  nuk ia kanë arritur të aplikojnë format bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënjës.
Sipas krye-inspektorit Osmani, gjatë procesit mësimor kanë munguar mjetet përkatëse didaktike për një punë kreative të mësimdhënësve duke përdorur mjetet përkatëse konkretizuese. Gjatë inspektimit të procesit mësimor gjatë vitit të kaluar shkollor, është hasur në rastet kur shkollat nuk kanë  pas mjete didaktike, ndërkohë që edhe ato pak mjete me të cilat disponojnë, përdoren fare pak, apo nuk përdorën fare, ndërkohë që përjashtim në këte drejtim bëjnë kabinetet e informatikës.
Udhëheqësi i sektorit të inspeksionit të arsimit në rajonin e Gjakovës, Osmani ka thënë se ka diskrepancë ndërmjet asaj që kanë shënuar mësimdhënësit në planin e punës dhe asaj që aplikojnë në praktik duke përdorur metoda të cilat nuk janë tashmë pjesë e mësimdhënies bashkëkohore, gjë e cila padyshim se reflekton edhe tek përgatitja e mëtutjeshme e nxënësve.