.
Published On: Sun, Apr 20th, 2014

Kurti: Alternativa jonë për shtet të zhvilluar, shtet të së drejtës dhe shtet social

Share This
Tags

kurti-gjakoveGjakovë- Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën një takim me qytetarët e komunës së Gjakovës, para të cilëve ka shpalosur Alternativen Qeverisëse të këtij subjekti politik. Prezentimin detal të kësaj alternative e ka bërë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ka thënë se ndër synimet kryesore që parasheh kjo alternativë është shteti ligjor, shteti social dhe zhvillimi ekonomik.

Si premtim konkret Kurti e ka përmendur taksën progresive, që nënkupton taksimin e të ardhurave varësisht prej shumës së tyre. Ai ka shtuar se Vetëvendosje parasheh edhe ndryshimin e TVSH-së, konkretisht heqjen e TVSH-së për disa nga artikujt e domosdoshëm si buka, qumshti, libri e të tjera dhe rritjen e TVSH-së në 20 përqind për artikuj si alkoholi e duhani. Kurti ka thënë se me Vetëvendosjen në qeverisje do të stimulohet prodhimi vendor, me theks të veçantë bujqësia, gjë e cila do ta zvogëlojë importimin e mallrave nga jashtë. “Demokracia shkon nga poshtë lartë, ndërsa të mirat material vijnë nga lartë poshtë. Në Kosovë po ndodhë e kundërta, pra të mirat material po shkojnë nga poshtë lartë ndërsa demokracia po vjen nga lartë poshtë. Kjo në fakt nuk është demokraci, është diktaturë dhe ne si lëvizje po duam që ta ndryshojmë këtë sistem actual”, ka thënë Kurti.

Në mesin e shumë premtimeve dhe ideve që dalin nga kjo alternativë, Kurti e ka përmendur edhe rritjen e pensioneve, si domosëdoshëmri që, siç ka thënë ai, edhe të moshuarit përfundimisht të fillojnë të jetojnë si njerëz.

Në këtë takim përpos Albin Kurtit ka folur edhe kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri i cili ka spjeguar arsyet se pse Vetëvendosje do ta kundërshtojë krijimin e një gjykate që do të hetojë krimet e pretenduara të UÇK-së. Ai ka thënë se subjektet politike që do të votojnë pro kësaj gjykate janë të zënë nga korrupsioni dhe kjo i bën servile e të dëgjueshëm karshi ndërkombëtarëve. Ymeri ka shtuar se kjo gjykatë do ta dëmtojë rëndë imazhin e Kosovë në botë dhe pasojat e saj nuk do të hiqen për vite me rradhë.