PDK-ja vazhdon zgjerimin në Has
Gjakovë- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Hasit, si njëra ndër degët më të reja të këtij subjekti politik, është duke e vazhduar zgjerimin dhe konsolidimin e saj çdo ditë e më tepër. Së fundmi, gjatë këtij vikendi kjo degë e ka themeluar edhe nëndegën Damjani 3, konkretisht nëndegën Lagjja Shehu, duke e cuar kështu në 11 numri ne nendegëve të degës së Hasit.
Gjatë një ceremonie me këtë rast, kryetari i degës së Hasit dhe nënkryetari i komunës së Gjakovës Ramadan Hoti ka thënë se hasjanët janë të zhgënjyer me trajtimin institucional që u është bërë deri me tani dhe dalëngadal po e kuptojnë se vetëm PDK-ja është ajo forcë politike që i mban premtimet e dhëna dhe qëndron afër këtij rajoni që ka dhënë shumë për Kosovën.
Duke e pranuar se rajoni i Hasit është rajoni i harruar dhe me më sëpaku investime të bëra nga ish – qeverisja lokale e Gjakovës, Hoti i ka ftuar hasjanët që për çdo kërkesë të mos hezitojnë e të kërkojnë ndihmë në pushtetin lokal të Gjakovës, pasi ky pushtet do të angazhohet për të gjithë banorët e komunës së Gjakovës pa asnjë dallim.
Mbështeje për hajsanët kanë dhënë edhe anëtarët e degës së PDK-së në Gjakovë, Halit Isufi dhe Shefqet Avdija.
Ndryshe, në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në komunën e Gjakovës, dega e Hasit i pati dhënë përkrahje të madhe në garen e balotazhit kandidates së AKR-së Mimoza Kusari – Lila, duke arritur që për herë të parë që nga paslufta t’i shkaktojë debakël AAK-së në këtë regjion.
Në degën e PDK-së në Has thonë se me këtë rritje dhe me një organizim të mirë, kjo degë po dëshmon se është e gatshme që në një të ardhme të afërt të garojë e ta fitojë të drejten edhe për të udhëhequr me komunën e re të Hasit, e cila pritet të themelohet pas disa muajsh./radiogjakova/