.
Published On: Mon, Apr 14th, 2014

Kujtohen dëshmorët e Gjakovës, të rënë në Betejën e Koshares

Share This
Tags

deshmoret-nderiGjakovë- Me nderime dhe homazhe para varreve të tyre, janë përkujtuar në 15 vjetorin e rënies 8 dëshmorët nga komuna e Gjakovës, të rënë në betejën e Koshares.

Në mesin e shumë bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve tjerë, homazhe me këtë rast ka bërë edhe një delegacion i komunës së Gjakovës i udhëhequr nga nënkryetari Ramadan Hoti, kryesuesi i Kuvendit Luan Gola dhe disa drejtorë të drejtorive komunale.

Me këtë rast, nënkryetari Hoti ka thënë se po i nderojnë dëshmorët, pasi ata me gjakun e tyre e kanë nderuar tërë popullin e Kosovës, prandaj nderimi për ta është më e pakta që mund të bëhet.

Nga ana tjetër, Masar Binxhija, babai i dëshmorit Korab Binxhija ka shprehur kërkesën e tij që në përvjetorin e ardhshëm dëshmorët e komunës së Gjakovës të zhvendosen në një lokacion më të përshtatshëm dhe varrezat e tyre të jenë të rregulluara ashtu siç i meritojnë dëshmorët.

Ndryshe, dëshmorët e përkujtuar në këtë përvjetori janë, Bashkim Idrizi, Besim Bekaj, Fisnik Salihu, Genc Bytyqi, Korab Binxhija, Kasim Uka, Naim Kadria Dhe Xhafer Thaçi./radiogjakova/