.
Published On: Fri, Mar 28th, 2014

Talentët bëhen bashkë për humanizëm

Share This
Tags

mbreja-humGjakovë- Adhuruesit e muzikës argëtuese do të kenë mundësi të përcjellin një koncert humanitar i cili organizohet me moton “Ndjenja e solidaritetit dhe humanitetit le t’ju përcjellë gjithë jetën”.

Në këtë mbrëmje humanitare, do të përformojnë talentët e njohur të muzikës bashkëkohore si Ylli Limani, Florent Abrashi, grupi Ksal, Albi Xhepa dhe Vesa Smolica.

Koncerti humanitar i muzikës argëtuese mbahet sonte (e premte) prej orës 18:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë”. Si bëhet e ditur, të hyrat nga ky koncert do të përdoren për qëllime bamirëse, përkatësisht do t`ju ndahen familjeve me nevojë të skajshme. Hyrja është 1 euro.