.
Published On: Sun, Feb 23rd, 2014

Arbër Zeka

Share This
Tags

arber-zekaFilloi edicioni i shtatë i Big Brother Albania. Sa herë përmendet ky reality-show ne na kujtohen fituesit e saj në gjashtë vitet e kaluara, dhe veçanërisht ai i edicionit të pestë, Arbër Zeka.

Për Arbërin fama e Big Brother është e konsumueshme por pse njerezit e admirojnë njerëzit akoma, çfarë drejtimi mori pas daljes nga shtëpia dhe për plot përgjigje të tjera nga përditshmëria e tij vetëm në këtë intervistë për portalin e Radio Gjakovës.

Si fillon dita e Arbërit?
A. Zeka: Po zakonisht bëj një dush dhe filloj mëngjesin me një kafe dhe pastaj vazhdoi për në punë ku edhe siç mund ta dini jam pjesë e RTK –së gati që një vit ku aty udhëheqi emisionin “Refleks”.

Cili është mendimi i parë kur zgjoheni?
A. Zeka: Si të arrijë t’a bëj familjën time të lumtur dhe krenar për mua, pasi që ata janë gjithçka për mua dhe falë atyre unë jam këtu ku jam sot.

Sa ka ndryshuar jeta jote nga dalja e Big Brother?
A. Zeka: Të them të drejtën ka ndryshuar shumë dhe atë në mënyrë pozitive. Një format televiziv si Big Brother se kisha menduar ndonjëherë se të jep aq shumë.

A mendon që je i famshëm ende si në fillim?
A. Zeka: Po varet se si e shfrytëzon atë. Thënë sinqerisht fama nga Big Brother jo se zgjatë shumë, është famë e konsumueshme mirëpo unë kam vazhduar dhe pas Big Brother të mirrem me televizion ku dhe siç e ceka më lart jam pjesë e RTK-së dhe kjo më jep mundësi të jem më pranë publikut ku ende ka njerëz që më ndalin në rrugë dhe më përshëndesin dhe më përgëzojnë për atë që kam bërë gjatë periudhës sa isha në Big.

Cila është ambicia më e madhe që keni tani?
A. Zeka: Të përfundoj studimet post-diplomike dhe pastaj të vazhdoj me doktoraturë.

A do të hyje sërish në Big Brother?
A. Zeka: Jo asnjëherë, as që më shkon në mend t’a bëj. Eksperienca të tilla bëhen vetëm një herë në jetë.

A do të kishe zgjedhur një profesion tjetër nga ky që keni tash?A. Zeka: Se besoj ngase profesionin që kam tani është ai të cilin e kam gjetur vetën dhe mendoj se më përshtatet më së miri.

Për çfarë je penduar në jetë?
A. Zeka: Mbase për shumë gjëra por që dëshiroj që të mbesin private. Nuk ka njeri pa gabime, por ai që arrin t’i mposht ato dhe të mos i kthehet më është ai që ka fituar në fund.

Cfarë të bën të lumtur?
A. Zeka: Prezenca e familjës sime të cilët janë bota për mua si dhe shoqëria ime me të cilët kaloj shumë kohë.

A do t’a percjellni këtë vit Big Brother?
A. Zeka: Do mundohem edhe pse jam shumë i angazhuar me punë, por prap se prap spektaklin e të premteve do mundohem ta ndjek.

Cili është vesi yt?
A. Zeka: Ndoshta të menduarit e tepërt në ca fatkeqësi të cilat mund t’i ndodhin njeriut në jetë.

Cili është çelësi i suksesit në jetë sipas teje?
A. Zeka: Një familje e shëndoshë e ndërtuar në parime të fisnikërisë si dhe një edukim adekuat dhe i shëndoshë gjatë viteve me kritikë të zhvillimit intelektual të një njeriu. Elemente shtesë që të bëjnë të suksesshëm në jetë janë karakteri i fortë, lidershipi në çdo fushë të jetës, guximi, entuziasmi dhe dëshira për të realizuar gjërat të cilat të tjerët kanë frikë edhe t’i mendojnë.

Çfarë të ka mbetur peng pa e realizuar?
Mbase vetëm martesa (qesh), jo edhe siç e ceka më lartë jam pranë mbarimit të studimeve post-diplomike për marketing dhe mbase mendoj që në të ardhmen të hapi dhe një biznis timin personal.

Njeriu më i dashur?
A. Zeka: Familja pa veçuar asnjërin.

Edea Blyta/radiogjakova/
Foto: ER Photography