.
Published On: Fri, Jan 3rd, 2014

Kusari-Lila: Borxhet e trashëguara, një problem i madh

Share This
Tags

komuna-gjkGjakovë- Tash kur kryetarja dhe strukturat e reja komunale janë në fazën e evidentimit të situatës brenda institucionit të komunës, janë duke u raportuar një mori problemesh të trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Kryetarja e komunës, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se tash kur kanë marrë në dorë edhe dokumentacionet e drejtorive komunale, janë duke e vërtetuar se qeverisja e deritashme nuk ka punuar në përputhshmëri me procedurat e mirëfillta dhe gjatë viteve të kaluara nuk ka pasur qeverisje të mirë e transparente.

Sipas saj, njëri ndër problemet që ka dalë të jetë edhe më i madh se sa që është pritur, janë borxhet e shumta që qeverisja e kaluar ka lënë prapa vetes. Vetëm në drejtorinë e Shërbimeve Publike janë grumbulluar rreth 2.5 milion euro borxhe, ndërsa të gjitha të hyrat vetanake të komunës për vitin 2013 kanë qenë rreth 2.1 milion euro.

Sipas zyrtarëve të tanishëm komunal, një pjesë e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar gjatë fushatës së fundit elektorale, ndërsa vetëm për të ashtuquajturin zhavor elektoral mendohet të jenë shpenzuar mbi gjysmë milioni euro./RadioGjakova/