.
Published On: Wed, Jan 1st, 2014

Kreshnik Ibrahimi

Share This
Tags

kreshnik-i.

Të gjithë e njohim në rolin e Ramushit në programin humoristik “Portokallia”,  Kreshnik Ibrahimi aktor kosovar por që  jeton, studion dhe punon në Tiranë për rubriken më të re të portalit tonë, ai jep pergjigjje reale për përditshmërinë, për dëshirat dhe profesionin e tij në të ardhmen.

Sa herë ia bën “snooze” alarmit të mëngjesit?
K. Ibrahimi: Shumë herë, madje në telefonin tim janë mbi 30 alarma çdo 5 ose 10 minuta.

Çfarë kishe ndryshuar në jeten tënde?
K. Ibrahimi: Do kisha ndryshuar gjumin. Kam një gjumë të tmerrshëm është një nga gjërat që më ka shkaktuar më së shumti probleme në jeten time.

Çfarë do të bëje sikur t’i kishe vetëm edhe 24 orë jetë?
K. Ibrahimi: Do e kisha fikur orën! Dhe do isha nisur për Gjakovë të shkoja te familja ime dhe tek prehri i nënës sime.

A e ke menduar veten si aktor edhe kur ke qenë i vogël?
K. Ibrahimi: Po gjatë gjithë kohës. Gjithmonë mendoja si të futesha nga prapa televiziorit që kasha në shtëpi dhe të dilja në televizion.

Cili është mendimi i parë kur lirohesh nga puna?
K. Ibrahimi: Ku të shkoj me pi kafe dhe kë të takoj më përpara.

A beson në zot dhe a lutesh shpesh?
K. Ibrahimi: Po besoj. Dhe kurrë nuk dal në skenë dhe nuk bëj asgjë pa ju lutur zotit.

A vazhdojnë ende kontaktet me stafin e Portokallisë?
K. Ibrahimi: Sigurisht çdo ditë, me koleget të cilët kemi qenë 6 vite së bashku, madje bisedojë gjatë dhe shkëmbejmë ide e më kërkojnë mendim për serinë e radhës.

A e synon Hollywood-in?
K. Ibrahimi: Po madje në ëndërrat e mia dhe në fantazinë time e kam parë veten edhe duke fituar Oscar.

Çfarë tjeter pos aktrimit?
K. Ibrahimi: Asgjë.

Cila është motoja që ia kujton vetes shpesh?
K. Ibrahimi: Unë kam 6 vite që jetoj, punojë dhe studioj në Tiranë, motoja ime që i them vetes çdo ditë është kjo: “Sa herë nuk më punohet dhe nuk më studiohet atëherë përse jam këtu?”

Si do ia kishe vënë titullin filmit mbi jetën tënde?
K. Ibrahimi: Ëndërrimtari.

Na përshkruaj veten me 3 fjalë?
K. Ibrahimi: Ambicioz. I dashur. Katunar (qesh).

Kur të bie në mend më së shumti për Gjakovë e Kosovë?
K. Ibrahimi: Çdo ditë! Dhe sa herë dal në skenë mendoj qytetin tim dhe vendin tim.

 Të jesh i lumtur për ty do të thotë?
K. Ibrahimi: Të kem afër personin që dashuroj dhe të ushtroj profesionin tim.

Pse vendose të studiosh në Tiranë?
K. Ibrahimi: Sepse mendoj që niveli i arsimit është më i lartë e aq më tepër drejtimi që unë kam, duke ditur se sa emra të mëdhenjë të skenës ka nxjerrur Akademia e Arteve në Tiranë, dhe shumë nga këta emra, fatmirësisht i kam profesorë, duke filluar nga Timo Flloko, Guljem Radoja, Gezim Rudi etj.

Si është të studiosh aktrimin?
K. Ibrahimi: Është sikur të studiosh jetën, është një punë sistematike me veten tënde në radhë të parë që nga trupi mendja dhe çdo gjë tjetër.

Kush është mbështetja jote kryesore?
K. Ibrahimi: Vetja ime

17 Shkurti apo 28 Nëntori?
K. Ibrahimi: 28 Nëntori.

Edea Blyta/radiogjakova/

Nga 1 janari “24 Orë”
Portali radiogjakova.info nga 1 janari ne cdo te shtunë do sjell për lexuesit e saj rubriken më të re “24 Orë” përmes së cilëve do të shpalos një ditë të zakonshme të një të njohuri gjakovar. Por, jo vetëm kaq, përmes pyetjeve që ne intervistat klasike nuk i keni parë, ne ngacmojmë edhe personazhet e zgjedhur në lidhje me profesionet që ushtrojnë. Të përzgjedhurit tanë për festë janë Kreshnik Ibrahimi dhe Ardian Kozniku.