.
Published On: Mon, Dec 23rd, 2013

Betohet Mimoza Kusari-Lila (FOTO-VIDEO)

Share This
Tags

mimoza-1Gjakovë- Mimoza Kusari-Lila është betuar para asambleistëve të rinj duke marrë zyrtarisht detyren si kryetare e komunës së Gjakovës. Para saj u betuan dhe 35 këshilltarët e Kuvendit të Komunës.

“Jemi bashkë këtu para një fillimi të ri, një mandati për të cilin kemi ngritur pritje se do të jetë mandat i kthesës dhe i suksesit tonë të përbashkët”, ka nisur fjalimin e saj Kusari-Lila, teksa ka uruar asambleistët.

Ndryshimi i shumëkërkuar, sipas kryetares Kusari-Lila nuk do të jetë i lehtë, ajo tha se do të ketë edhe të pakënqur sikurse asambleistët e AAK-së të cilët lëshuan sallen sapo doli në foltore për të bërë betimin.

“Sakrifica është pjesë e ndryshimit, por për dallim nga sakrificat e deritashme të cilat i pati komuna jonë dhe Kosova, këto sakrifica do të jenë më të lehta dhe rezultatet do të jenë më të shpejta”, vazhdoi Kusari-Lila.

Ajo tha se do të fuqizojë Policinë e Kosovës duke nisur nga kërkesa të cilen do e dorëzojë që Stacioni i Gjakovës të bëhet Drejtori Rajonale e Policisë e pavarur nga Peja. Duke folur për Prokurorinë dhe gjyqësinë, Kusari-Lila tha se këto institucione duhet të ndjejnë pavarsinë në punen e tyre.

Kryetarja e Gjakovës u zotua se do mbrojë interesat e qytetarëve të Gjakovës të të gjitha grupmoshave si dhe komuniteteve pakicë të cilët si asnjëherë tjetër nuk janë të përfshirë në Asamble.

Kusari-Lila tha se Komuna do jetë një partner i besueshëm për bizneset dhe do i ndihmojë këtë sektor me të gjitha mundësitë. Ndërsa ajo ka shprehur se kufiri mes Gjakovës dhe Shqipërisë nuk do të vërehet shumë pas bashkëpunimeve në të gjitha sektorët me shtetin amë.

“Një gjë duhet ta dijmë nuk mund të arrijmë rezultate të tjera duke bërë punën e njejtë, andaj të fillojmë ndryshimet dhe punën tonë duke besuar në të sotmen dhe në të ardhmen më të mirë për të gjithë. Të japim diçka më shumë nga vetja që në fund të jemi të gjithë më mirë. Komuna e Gjakovës e meriton këtë”, than ë fund Mimoza Kusari-Lila.

Ndryshe, në mes të kohës pasi u betuan asambleistët dhe para se të fillonte betimin Kusari-Lila, fjalen kërkoi ta merrte Saranda Hyseni, këshilltare e AAK-së e cila i kërkoi kryetares së Gjakovës të kërkonte falje për termin “çlirim të Gjakovës” të përdorur nga ajo pas shpalljes së fitores.

Por, Hyseni morri përgjigje nga kryesuesi i Asamblesë, këshilltari më i moshuar të cilit i ra hise të drejtonte séance solemne, Mahmut Lila, i cili tha se Kusari-Lila nuk ka nevojë të kërkojë falje për asgjë qytetarëve, pasi ata vetë me vullnetin e tyre e sollen në poziten e kryetares./radiogjakova/

Mahmut Lila, asambleisti më i moshuar që drejtoi seancen solemne

Mahmut Lila, asambleisti më i moshuar që drejtoi seancen solemne

Asambleja pak çaste para se të fillonte seanca solemne

Asambleja pak çaste para se të fillonte seanca solemne

Mimoza Kusari-Lila, siç e kërkon ligji, nënshkruan aktin e betimit

Mimoza Kusari-Lila, siç e kërkon ligji, nënshkruan aktin e betimit

Saranda Hyseni e AAK-së kërkon nga Kusari-Lila të kërkojë falje

Saranda Hyseni e AAK-së kërkon nga Kusari-Lila të kërkojë falje