Published On: Mon, Nov 26th, 2012

‘Rrjedh në këngë e ligjerime’ përmes Lentit dhe Ego Band-it (VIDEO)

Share This
Tags

Prishtinë- Këto ditë është lansuar në media videoklipi më i ri i Florent Nushit, që këtë rradhë bashkë me Ego Band, kanë sjellur ripërpunimin e këngës së famshme ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’.

Ego Band është një grup që në përbërje të saj ka katër anëtarë që ju keni mundësi t’i shihni dhe në videoklip. Ana Kabashi është vokaliste e grupit, në bateri Agim Kita, në sint Miri Nushi dhe me kitarë Ulind Komoni.

Pos Lentit dhe Ego Band-it, në videoklip ka sekuenca të filmave shqiptarë, si “Skënderbeu” apo “Nëntori i Dytë”, po ashtu pamje nga ndeshja Shqipëri-Greqi dhe moment kur Lorik Cana bën thirrjen e tij të famshme ‘nuk shitet kombësia’.

Në një moment emocionues paraqiten dhe një grup shqiptarësh në Amerikë, të cilët bashkë me Lentin këndojnë refrenin e këngës. /radiogjakova.info/

Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Kushtrim says:

    Bashkepunim fantastik, rrenqethes edhe kenga edhe klipi! BRAVO SUKSESE

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>