.
Published On: Sun, Nov 17th, 2013

Dorina, e bukur dhe e dashuruar (FOTO)

Share This
Tags

dorina-Është kjo Dorina Podrimja bukuroshja që performoi me mjaftë suksese në “Miss Zvicra 2013”. Bashkatdhetaria jonë që jeton në Zvicër, shpreson që një ditë ta përfaqësoj Kosovën në ndonjë eveniment të rëndësishëm botëror. Deri më tani ajo ka bashkëpunuar me disa kompani të njohura në Evropë dhe për të cilat pohojnë se është paguar bukur shumë. Në intervistën dhënë “Zëri”-t ajo flet më shumë për punën dhe jetën jashtë modelimit.

Na jepni një biografia tuajen?

Jam 21-vjeçe dhe jetoj në Zvicër, por prejardhjen e kam nga Kosova, më saktësisht nga Gjakova. E kam kryer shkollimin për informatikë, por gjithmonë e kam dashur modelimin dhe nuk kam mundur të largohem nga ky profesion.

Si lindi ideja për modelim?

Modelimi lindi thjeshtë në një sallon bukurie këtu në Zvicër, në fakt nga disa foto të mija të postuara në rrjetet sociale. Ato e bën një bujë të madhe që dhe vetë isha më se e befasuar për një sukses aq të shpejt, ku pata fatin që për një kohë të shkurtër të arrijë tek firmat më të njohura siç është “L’Oreal”.

dorina-1

Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo në fushën e modelimit?

Në fakt nuk më pëlqen se më duhet të bëjë pak gjumë për shkak të angazhimeve. Dhe një fakt që nuk më pëlqen tek disa vajza apo thënë më mirë tek disa modele që për shkak të profesionit thonë duhet t’i kenë vetëm 40 kg. Për mua më me  rëndësi është shëndeti se sa gjërat e tjera apo thënë më mirë se sa suksesi.

Të është mërzitur ndonjëherë kjo punë?

Jo deri më tani asnjëherë nuk ka ndodhur të më mërzitet puna që bëjë si modele, edhe pse këtë vit isha më shumë e angazhuar për “Miss Zvicra”. Jam shumë e lumtur që në mesin e shumë konkurrenteve isha e vetmja shqiptare që arrita në top 6-shen. Dhe pas këtij suksesi unë kam marrë disa oferta për të bashkëpunuar me disa kompani të tekstilit këtu në Zvicër.

Do të doje ta ushtroje këtë profesion edhe në ndonjë vend tjetër të botës?

Patjetër që po, madje shumë shpejt, por nuk dua të zbuloj më shumë rreth kësaj oferte.

Cila është puna juaj jashtë modelimit?

Jashtë modelimit merrem me punën e informatikës në të cilën edhe kam kryer mësimet. Në fakt aktualisht jam asistente e një avokati të njohur këtu në Zvicër.

Si nisë dhe përfundon një dit e zakonshme e juaja?

Këtu ditët e javës më shkojnë sikurse çdo person tjetër, studime dhe punë. Ndërsa vikendin e kaloj me familjarët e mi dhe të dashurin tim.

Kush është i përzgjedhuri yt?

Ajo që mund të them për publikun është vetëm se jam e dashuruar, ndërkaq nuk preferoj të zbuloj më shumë për identitetin e djaloshit tim. Nuk më pëlqen gjërat personale t’i ekspozoj tek të tjerët, prandaj dua të mbeten private.

dorina 6-

Çfarë është dashuria për ty?

Dashuria për mua ka shumë kuptime. Nëse bëhet fjalë për dashurinë ndaj familjes, mund të them se dashurinë ndaj nënës nuk mund ta ofrojë askush tjetër. Ndërsa dashuria tek i dashuri ka një kuptim tjetër dhe me rëndësi është që të kemi besim dhe përkrahje. Të dashurin duhet ta kesh edhe të shok edhe të dashur nëse dëshiron që jeta të bëhet më e lumtur.

Je gjithmonë dakord në vendimet e të dashurit?

Në shumicën e rasteve po, e përkrahi në shumë vendime.

Nëse do të thotë të jetoje në ndonjë fshat malor, do të pranoje?

Ndoshta edhe do ta pranoja, por shyqyr që e kemi qytetin (qesh).

Ke pozuar ndonjëherë nudo?

Jo asnjëherë, madje nuk më pëlqen të pozoj nudo në asnjë mënyrë.

Cila ka qenë oferta më e mirë që e keni marrë ndonjëherë?

Oferta më e mirë deri më tani ka qenë bashkëpunimi me kompaninë “L’Oreal” ku kam reklamuar ngjyrën e flokëve. Ndërsa oferta tjetër erdhi para disa ditësh, nga një agjenci e huaj këtu në Zvicër.

Çfarë pret në të ardhmen?

Unë gjithmonë dua të flas me vepra dhe për të tashmen me shpresë që gjithmonë do t’ju jap lajme të mira sikurse sot që përgjigjem me punë dhe suksese të arritshme. Falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët e Kosovës po ashtu edhe të Shqipërisë që më përkrahën jashtë mase në “Miss Zvicra 2013” ku u kualifikova te top 6-e. Shpresoj që një ditë të jem edhe përfaqësuese e Kosovës në ndonjë vend të huaj. Po të kem një ofertë të mirë asnjëherë vendit tim Kosovës s’do t’i thoja jo./zeri/

dorina2-