.
Published On: Thu, Oct 10th, 2013

Ngacmimet nё shkollat kosovare dhe pёrgjegjёsia jonё

Share This
Tags

femije-dhunaNga: Blerta SULHASI

Jemi nё prag tё Ditёs Botёrore tё Shёndetit Mendor, 10 Tetor, e cila promovohet nga Organizata Botёrore e Shёndetit (OBSH) pёr tё ngritur vetёdijen mbi çёshtje tё shёndetit mendor. Kjo ёshtё koha kur flitet hapur dhe promovohet shёndeti mendor nё tёrё botёn. Flitet pёr pёrparimin e programeve psikologjike, atyre parandaluese dhe trajtuese. Por, nё vendin tonё, ende mohohet zbatimi i ofrimit tё shёrbimeve psikologjike nё shumicёn e shkollave, edhe pse sistemi jonё arsimor pёrballet me shumё çёshtje tё shёndetit mendor.

Tema pёr vitin 2013 ёshtё “Shёndeti mendor dhe tё moshuarit”. Edhe pёrkundёr rёndёsisё shumё tё madhe qё e ka kjo temё tё diskutohet nё veçanti, mё duhet tё pёrqendrohem nё temёn e “Ngacmimeve nё shkollat kosovare”- goditjet fizike apo verbale, me qёllim tё lёndimit tё personit tjetёr. Shkaku i kёsaj ёshtё video qё po qarkullon nё rrjete sociale, ku njё nxёnёse pёrdorё sjellje agresive nё bashkmoshataren e saj. Kjo video i shtyri shumё Kosovarё tё gjykojnё sjelljen e vajzave. Mirёpo, kjo ёshtё veç njё video e filmuar qё tregon njё nga rastet e ngacmimeve tё cilat nxёnёsit i bёjnё njeri-tjetrit, mirёpo ka shumё e shumё raste tё cilat mbesin tё pa dёgjuara, tё pa shikuara publikisht, tё pa treguara dhe nёn hije.

Mendoni mё shumё pёr adoleshentёt tё cilёt çdo ditё apo çdo javё, duhet tё pёrballen me ngacmime tё tilla. Ata nuk mund ta mbrojnё vetёn e tyre, si dhe ata nuk ofrojnё ndonjё shkas pёr tё qenё tё ngacmuar.  Ngacmimet e tyre nuk pёrfundojnё nё shkollё, mirёpo ata ndiqen edhe nё shtёpi pёrmes mesazheve, apo formave tё tjera tё sferёs dixhitale. Problemi i ngacmimeve nuk ёshtё i pranishёm veç nё shkolla, mirёpo edhe nё kulturё, komunitet, familje, dhe grupe shoqёrore.

Kosova nuk ёshtё e vetme nё ndodhitё e tilla, pasi qё edhe nё vendet mё tё zhvilluara, e marr si shembull SHBA-tё, rastet e tilla janё prezente. Mirёpo, tek ne mungon çasja profesionale e trajimit tё çёshtjes pёr dallim prej tyre. Shkollat tona nuk kanё psikologё qё tё ofrojnё opcionin qё njё nxёnёs i cili ngacmohet nga tё tjerёt, tё flet nё besim me psikologun, dhe jo ta mbaj çёshtjen nё heshtje. Pёrveç kёsaj, shkollat tona nuk e ofrojnё opcionin qё njё nxёnёs tё merr leksione se si tё menaxhohet zemrimi, apo se si zgjidhen konfliktet, programe psikologjike qё ofrohen nga psikologёt.  Poashtu, duhet tё kuptojmё qё jo veç viktima ka nevojё pёr ndihmё, mirёpo edhe kryesi i kёtyre veprimeve,  dhe tё gjithё ata qё e pёrforcojnё njё sjellje tё tillё duke qeshur apo edhe duke e filmuar.

Nuk ndihmon gjykimi i protagonistёve tё kёsaj videoje nё fjalё, mirёpo duhet tё merremi me çёshtjen nё thelb. Jo veç tё analizojmё, mirёpo edhe tё ndёrmarrim hapa nё reduktimin e rasteve tё tilla.  Ngacmimet e kёsaj natyre, nuk janё tё reja pёr Kosovarёt, pasi qё kanё ekzistuar edhe mё herёt nё shoqёrinё tonё. Mirёpo, çasja “e mbylljes sё syve dhe veshёve” pёr kёto raste, nuk na ndihmon aspak. Nuk ju ndihmon fёmijёve dhe adoleshentёve, apo tё rriturve tё nesёrm. Pasi qё, janё ata qё duhet tё pёrballen mё emrat e ndryshёm degradues qё ata thirren, pёrqeshjen qё u bёhet nga bashkmoshatarёt e tyre dhe jo vetёm, si dhe goditjet fizike qё ata i pёrjetojnё pa fajin e tyre.

Tё mbledhemi sё bashku, tё flasim dhe veprojmё pёr rastet e shumta tё cilat ndodhin çdo dite nёpёr shkollat tona kosovare. Tё ngrisim vetёdijen pёr problemin e ngacmimeve. Kemi adoleshentё tё cilёt nёpёr shkolla apo fare pranё tyre, goditen fizikisht apo verbalisht, me qёllimin pёr t’i lёnduar ata. Pёrballja me ngacmime tё tilla, nuk i bёn adoleshentёt tanё mё tё fortё, mirёpo ndikon nё: ide vetevrasёse, depresion, ankth, ndjenjёn e vetmisё, uljen e vetёvleresimit, mungesa dhe uljen e rezultatit nё shkollё.

Ne si shoqёri, na takon qё tё ndёrmarrim veprime dhe tё flasim hapur dhe tё mos fajsojmё veç prindёrit pёr rritjen dhe edukimin e atyre fёmijёve. Si udhёheqёs politik dhe menaxhues tё shkollave, na takon tё zhvillojmё programe parandaluese, kurrikula dhe strategji nё shkolla mbi temёn e ngacmimeve. Si pjesёtarё tё komunitetit, ёshtё pёrgjegjёsi e jona qё tё edukojmё fёmijёt dhe adoleshentёt tanё, si dhe tё ju krijojmё njё mjedis ku sa herё ata ndjehen tё shqetёsuar, dikush do tё kujdeset pёr ta.

Si bashkmoshatarё, ёshtё pёrgjegjёsi e jona qё tё mos i thёrrasim shokёt tanё adoleshentё mё emra pёrqeshёs, me qёllimin pёr t’i lёnduar ata. Mbi tё gjitha, tё reagojmё kur shohim raste tё lёndimit fizik apo verbal tё bashkmoshatarёve tanё, e jo tё pёrforcojmё sjelljet agresive apo pёrqeshёse tё shokёve tanё. Askush nuk ka tё drejtё tё lёndon dikё tjetёr, nё asnjё formё. Goditjet fizike mund tё vёheren lehtё, mirёpo ato emocionale dhe mendore edhe pse nuk janё tё dukshme pёr tё tjerёt, plaga mbetet gjatё. Secili nga ne mund tё kontribojmё nё mёnyrёn tonё.

Vepro, mos hesht!